Ju tradhtoi partneri, po tani?! Një guidë që mund t’ju ndihmojë të përjetoni më lehtë zhgënjimin dhe të merrni vendimin tuaj!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Ju tradhtoi partneri, po tani?! Një guidë që mund t’ju ndihmojë të përjetoni më lehtë zhgënjimin dhe të merrni vendimin tuaj!

Momenti kur zbulon se partneri të tradhton me dikë tjetër, është si të të shembet bota mbi kokë. Një fije e hollë e ndan trishtimin nga dhimbja, po udhërrëfyes të sigurt nuk ka. Të gjithë ne mund të përjetojmë një situatë të ngjashme, ndaj nëse ju ndodh, këto janë gjërat që duhet të bëni për të çliruar veten.

1. Merrni frymë thellë dhe përjetoni ndjenjat tuaja

Shumë shpesh, njerëzit nuk i japin vetes hapësirë dhe kohë për të qenë thjesht në emocionet dhe ndjenjat e tyre, shpjegon Piper S.Grant, një psikologe klinike e licensuar, terapiste e seksit dhe eksperte e marrëdhënieve. Ajo thotë:

Pra, nëse duhet të bërtisni, bërtisni në një jastëk dhe jo tek partneri juaj. Nëse keni nevojë të qani, atëherë lëshoni një britmë dhe kaq.

2. Kthehuni tek rrethi i miqve mbështetës

Shkoni tek një mik/eshë që ju e dini se ju përkrah pa ju gjykuar. “Nuk është e pazakontë që miqtë të duan të hidhen në situatë shpëtimi dhe të të ofrojnë këshilla për atë që duhet bëni”, thotë Gant. Ata mund të mendojnë se po të ndihmojnë, por në fund të fundit mund të të bëjnë të ndiheni të hutuar dhe më pak të sigurt për atë që duhet të bëni.

3. Përpiquni të kuptoni se çfarë ka ndodhur

Sigurohuni që të dëgjoni partnerin tuaj dhe mos bëni supozime. “Sa më shumë të mos dëgjoni detajet specifike, ju nuk do të kuptoni arsyet që e kanë çuar partnerin në një tradhti”, thotë Bethany Ricciardi, një eksperte e marrëdhënieve seksuale.

4. Vlerësoni gjendjen e situatës suaj

A ndihesh mirë duke qëndruar në të njëjtin vend ku keni jetuar me partnerin tuaj? Nëse jo, gjeni një hapësirë tjetër ku të kujdeseni dhe të ndiheni mirë me veten sugjeron Ricciardi.

Gjërat mund të bëhen mjaft të paqëndrueshme kur bëhen me pabesi, ndërsa ju doni të siguroheni që jeni në një mjedis të qëndrueshëm dhe vazhdoni të kujdeseni për jetën tuaj të përditshme.

5. Të dish se nuk është faji yt

“Pa marrë parasysh se cila ishte situata, partneri juaj kishte një angazhim dhe përgjegjësi me ju dhe për ju, ndaj ju nuk mund të ndiheni përgjegjës për veprimin e tij”, thotë Lori Bizzoco, eksperte e marrëdhënieve.

6. Vlerësoni mundësitë tuaja

Mund të jetë e vështirë të marrësh një vendim përfundimtar, por të fillosh të hedhësh themelin drejt të cilit po shkon kjo marrëdhënie nuk është asnjëherë e tepërt.

Nëse ju qëndroni së bashku ose vendosni të shkoni përpara, në këtë fazë ju duhet të përqendroheni në aftësitë tuaja të përballimit të situatës. Të falni apo të harroni, kjo është çështja.

7. Merrni 24 orë para se të merrni vendimin e madh

Asnjë vendim i madh nuk duhet të bëhet menjëherë, prandaj jepini vetes të paktën 24 orë për të hedhur një hap të tillë, sugjeron Grant.

Menjëherë pasi keni zbuluar se partneri ju tradhton, mund të ndiheni sikur shkoni drejt një një rruge që ka të bëjë me vendimin për të zbuluar pabesitë seksuale. Në vend që të jesh reaguese, ji e qëllimshme dhe e zhytur në mendime.

8. Rivlerësoni marrëdhënien

Ju duhet të merrni një hap prapa dhe të vendosni nëse veprimi i tradhtisë së partnerit tuaj është diçka e falshme apo jo. Bizzoco këshillon:

Nëse është diçka për të cilën ju mund ta falni, atëherë duhet të keni një bisedë rreth asaj se si të ecni përpara në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse jo, atëherë do të duhet të lëvizësh vetë përpara në mënyrën më të mirë të mundshme.

9. Shmangni rrjetet sociale

Ju nuk dëshironi të reagoni në internet dhe të shkruani se sa e urreni partnerin tuaj, ndërsa më vonë edhe mund ta falni për veprimin e tij. Mos postoni fotografi jo të vërteta, të lumtura për të bërë partnerin tuaj xheloz ose për të maskuar se jeni mirë kur vërtet nuk jeni. Mbajeni profilin për veten tuaj dhe jepini vetes kohë për të përpunuar gjithçka dhe qëndroni jashtë kësaj linje.

10. Shmangni hakmarrjen

“Ju jeni me të vërtetë të lënduar tani dhe ju doni me siguri që partneri juaj të lëndohet në një të njëjtën formë. Por, mos e përhapni dhimbjen”, thotë Ricciardi. Ju nuk doni të bëni ndonjë gjë që nuk mund të ndryshoni dhe në fund të ditës, ju nuk do të ndiheni mirë me veten nëse bini në të njëjtat pozita me ato të partnerit tradhtar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE