Nëse ju pëlqen të flini me televizorin ndezur, hidhini një sy këtij artikulli!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse ju pëlqen të flini me televizorin ndezur, hidhini një sy këtij artikulli!

Kur bëhet fjalë për zakonet e të fjeturit, ka disa njerëz që flenë me televizor të ndezur por ka edhe nga ata që nuk e bëjnë këtë. Grupi i parë mund të thotë për ndikimin që ka televizor për t’i vënë në gjumë, ndërsa për grupin e dytë nuk ndodh e njëjta gjë. Por cila është metoda e duhur për t’u ndjekur?

Për disa njerëz, të bien në gjumë me televizorin ndezur është një pjesë e domosdoshme e ritualit të tyre të natës. Kjo metodë i ndihmon të largojnë stresin e ditës dhe të çlodhen, thonë ekspertët e shëndetit.

Tingulli i televizorit gjatë gjumit shërben si një zhurmë e këndshme dhe ngushëlluese që mund të mbysë zhurmat e tjera si për shembull ato të trafikut rrugor. Këto janë disa arsye që shpjegojnë pse disa njerëz i zë gjumi me televizorin ndezur.

Megjithatë, të flesh me televizorin ndezur mund t’ju prishë gjumin. Televizorët dhe pajisjet e tjera elektronike, lëshojnë dritë blu, e cila mund të prishë gjumin dhe ekuilibrin hormonal. Kjo sepse drita blu bllokon prodhimin e melatoninës në trupin tuaj, një hormon që ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian dhe ndihmon me gjumin.

Gjithashtu kur shikoni një shfaqje televizive para gjumit, ka të ngjarë të qëndroni zgjuar deri në orët e vona. Por kur qëndroni zgjuar deri vonë dhe nuk flini mjaftueshëm, ju mund të bëheni të ndjeshëm ndaj një sërë problemesh që lidhen me shëndetin. Sipas ekspertëve të tilla mund të jenë një rrezik më i madh për depresion, diabet dhe probleme kardiovaskulare.

Jo vetëm që televizori para gjumit ju mban zgjuar deri vonë, por gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime gjatë gjumit. Për shembull, nëse ju zë gjumi duke parë një film horror, imazhet mund t’ju ndjekin në ëndrrat tuaja dhe të shkaktojnë makthe. Herë të tjera, shkak për prishjen e gjumit mund të jetë edhe ndryshimi i papritur i volumit. Këto ndërprerje të shpeshta të gjumit mund të ndikojnë në funksionimin tuaj të përditshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE