E shet prodhimin në tregun vendas! Emigranti që u kthye për t’ju kushtuar bujqësisë në vendlindje

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E shet prodhimin në tregun vendas! Emigranti që u kthye për t’ju kushtuar bujqësisë në vendlindje

Ervis Allkanjari nga Krutja e Lushnjës, si shumë të rinj kishte emigruar në Itali. Pas një qëndrimi 7 vjeçar në vendin fqinj, ai vendosi se bashku me familjen që të kthehen ne fshatin e tyre.

Jetë e re dhe profesion i ri, nga ndërtimi në Itali, në vendlindje Ervisi po i dedikohet bujqësisë. Me vëllanë ngritën serra diellore.

Sot pas 16 vitesh, Ervisi së bashku me familjen kanë një magazinë frigoriferike bashkëkohore ku veç prodhimeve të veta ai grumbullon dhe prodhimet të fermerëve te tjerë.

Ndërsa në punën e tij aplikon teknologjinë moderne digjitale për kontrollin e temperaturave ashtu dhe në atë rritjes së bimës.

E veçantë është se Ervis Allkanjari është një histori suksesi në tregun vendas. Veç banorëve të zonës që janë të punësuar në biznesin e tij, Ervisi punon dhe vetë çdo ditë.

Edhe pse ka arritur këtë sukses pas 16 viteve pune, vazhdon të synojë shtimin e sipërfaqeve të mbjella për të mos lënë djerrë tokat e fshatit të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE