“The Sun”: Shkoni në Shqipëri, parajsën e Europës!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“The Sun”: Shkoni në Shqipëri, parajsën e Europës!

Jo vetëm “The Guardian“, edhe “The Sun”, një prej gazetave më të shitura në Britaninë e Madhe sugjeron britanikët të udhëtojnë në Shqipëri me vetëm 27 paund ndërsa Hope Brotherton e krahason vendin tonë me Maldivet, teksa e përshkruan si një parajsë europiane.

Për shkak të plazheve të saj me rërë, ujërave të virgjëra e shtëpizave piktoreske prej druri, Maldivet janë një destinacion ëndrrash, por me një çmim të lartë. Për pushuesit që duan të shijojnë një pjesë të parajsës, por nuk mund të shpenzojnë 800 paund në fluturimet e kthimit, ata do të jenë të kënaqur të dinë se ka një alternativë shumë më afër shtëpisë. Shqipëria që ndodhet mes Malit të Zi e Greqisë, sheh fluks vizitorësh në vitet e fundit.

Rritja e popullaritetit të vendit është kryesisht falë “ushtrisë” së TikTok-ut dhe influencerëve të medias sociale që kanë pushuar në Rivierën Shqiptare. Një nga zonat më të njohura është një fshat i vogël në jug, i quajtur Ksamil. Videot e vendpushimit bregdetar i cili krenohet me ujërat blu dhe që një grup udhërrëfyesish turistikë e përshkruan si “Bora Bora”, kanë mbledhur mbi 60 milionë shikime në TikTok.

Shumë sugjerojnë se është njësoj si të vizitosh Maldivet, por dukshëm më pak e kushtueshme. Një influencere ukrainase lavdëron Ksmailin në një video në Instagram. Yulija Berkuta shkruan:

Ksamili është një nga vendet më befasues që kam vizituar në Ballkan. Ky fshat është shtëpia e ushqimeve të shijshme të detit, një deti shumëngjyrësh dhe ishujsh të bukur që ndodhen afër nga fshati.

Yulija nuk e vetmja.

Krijuesja e sugjerimeve të udhëtimit, Caitlyn, e cila njihet edhe si the.wanderlust.times, postoi një video në lidhje me udhëtimin e saj të fundit.

Ju gjeni Maldivet europiane në një nga vendet më të lira ku keni udhëtuar.

Fluturimet kushtojnë deri në 27 paund me “WizzAir”, “EasyJet” dhe “British Airways” e që të gjitha ofrojnë linja direkte për në Tiranë. Nga Tirana, është katër orë me makinë deri në Ksamil.

Çfarë është Riviera Shqiptare?

Riviera Shqiptare është një vijë bregdetare që shtrihet nga veriu në jug të Shqipërisë. E quajtur ndryshe “Bregu” nga vendasit, ka plazhe me rërë dhe vende të UNESCO-s. Shtrihet nga Vlora në veri deri në Ksamil në jug. Muajt e verës janë koha më e mirë për t’u vizituar, nga maji deri në shtator, me temperatura maksimale 28 gradë celcius.

Eshtë periudha më e ngarkuar gjatë korrikut dhe gushtit.

Ku janë plazhet më të mira në Shqipëri?

Shumica e plazheve shqiptare janë të gjera dhe me rërë, kështu që ju duhet të zgjidhni se ku të shkoni. Pjesa më veriore e Rivierës është Vlora, ku shumica e njerëzve do ta vizitojnë përpara se të zbresin në bregdet, megjithëse ka plazhet e veta. Më në jug të vijës bregdetare është Dhërmiu, një nga plazhet më të mëdhenj e më të famshëm, kështu që nuk do të mundoheni të gjeni një vend.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE