Tokat u preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: S’jemi dakord me çmimin
Prej më shumë se 4 muajsh në protestë ende nuk kanë gjetur një zgjidhje! Banorët e Bërxullës, pronat dhe banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar ditën e sotme, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre.
Kryeplaku i fshatit në një intervistë tha se ato do të mbrojnë tokat e tyre se nuk do të lejojnë firmën kontraktore që të futet në tokat e tyre.
‘S’do ta kenë shansin që ri afrohen fshatit. Pasi ne nuk tërhiqemi. Prona është e shenjtë. Po më vijnë duke na grabitur. Ku do të shkojmë. Ne po dalim që të mbrojmë pronat tona. Ne nuk jemi dakord me çmimin që na ofrohet. Preken 40 ha tokë. Këto ti thirrin mendjes. Me ne nuk ka marrëveshje. Këto banorë kanë 5 muaj që po flenë me stres. Janë bërë të gjithë për psikologë. Nuk kryejmë dot asnjë lloj aktiviteti.’’- u shpreh ai.