“Më vjen shumë keq”/ ‘Big Brother Vip’ merr vendimin drastik LIVE në emision: Askush nuk do të…
Arbana ka komunikuar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të ‘Big Brother Vip’ një vendim të ‘Vëllait të Madh’ ku do të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit.
Shkak i këtij vendimi janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre, duke përmendur këtu edhe bashkëshorten e Maestros, e cila është shtatzënë.
Derisa këto komente të ndalojnë, Big Brother do t’u ndalojë ndjekësve të drejtën e komentimit.
“Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje”, tha Arbana.