Dhunimi dhe vrasja e Joy-t nga Kenia, reagon shoferi i kazinos që u shoqërua në Polici dhe tregon marrëdhënien që kanë pasur bashkë

vovalbania February 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhunimi dhe vrasja e Joy-t nga Kenia, reagon shoferi i kazinos që u shoqërua në Polici dhe tregon marrëdhënien që kanë pasur bashkë

Sot është shoqëruar në Polici me urdhër të Gjykatës së Tiranës Rodi Barçi, shofer në kazinonë ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy Aoko që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.

Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta. Në polici ishin dhe vëllai dhe nëna e tij. Shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane Xhoi Ajoko.

Ai është shprehur se kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Më herët nëna e Xhoit deklaroi se 4 ditë para ngjarjes ajo ka udhëtur me shoferin e kazinosë Rodi Braci për në Durrës.

Me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22 vjeçare punonte në kazino. Në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE