Tha se ishte ndarë nga e dashura para nisjes së “BBVIP”, moderatorja e njohur e Top Channel revoltohet keq me Kristin
Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar pas deklaratës së Krist Aliajt, i cili tha gjatë mbrëmjes së “Prime”-t se është ndarë nga e dashura para se të futej në “Big Brother VIP”.
Mirëpo ish e dashura e Kristit, Zaza tregoi të kundërtën duke publikuar mesazhet mes tyre të cilat më pas u pendua dhe i fshiu.
Përmes një postimi në InstaStory, moderatorja ka ironizuar situatën e mbrëmjes së djeshme në spektakël ku shkruan:
“E kuptoj konceptin që dashuria ndodh, të vjen papritur e më the të thashë, por më dëgjoni, një ide e çmendur: Po sikur të ndani ato që keni në shtëpi një herë pastaj të hidheni të tjetra?!”.
Kujtojmë se Kristi është duke krijuar një lidhje të re brenda shtëpisë me Kejsi Sejdinin, vajzën e këngëtarit të njohur Sabiani i cili nuk duket se është shumë dakort për romancën që ka nisur mes dyshes.