“Më bllokoi aty”/ Kiara flet për incidentin me Luizin: U nervozova, qava sepse…
Kiara dhe Luizi patën një përplasje të fortë ditën e djeshme, për shkak të lojës së injorimit, që vëllai i madh u dha vajzave në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Kiara ka thënë sot se ajo qau aty për shkak se nuk po e kuptonin, ndërsa tregoi se nuk ishte e përgatitur për atë lojë.
“Për momentin jam pak si e mpirë se nuk kanë qenë ditë të lehta dhe për lidhjen që kam me Luizin. Ne para misionit, patëm nj diskutim shumë të bukur, folëm për mungesën e diskutimit që kemi pasur me njëri-tjetrin. Ishte si çlirim për mua ajo bisedë. Të nesërmen ndodhi kjo situatë që nuk do doja kurrë të ndodhte edhe për reagimin, nervozizmin, stresin që kisha parë. Mu duk sikur ma vendosën një derë dhe më thanë që deri këtu do shkosh. Më bllokuan hapësirën. Mbase Big Brother na jep sfida të vështira, por ti emocionalisht përgatitesh. Por kur gjendesh aty papritur, ata e panë që nuk doja të rrija se mu krijua nervozizëm i madh. Nuk po them që kisha panik, ankth. Mu duk sikur nuk po dilja dot nga aty. Ata nuk po më kuptonin prandaj qava.
Kërkova të shkoj në dhomë të rrëfimit se ndoshta ashtu do ika, por nuk ma lejuan. Për hir të lojës, çunat nuk e bëjnë dot diferencën mes lojës dhe emocioneve. U pa te kripi. Luizi dhe Maestro më bllokuan”- tha Kiara.