FOTOT/ Këto janë dy gratë e vrara nga Dan Hutra një ditë më parë, njëra sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë

vovalbania March 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTOT/ Këto janë dy gratë e vrara nga Dan Hutra një ditë më parë, njëra sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë

Personat që po shikoni në foto janë dy gratë që u vranë një ditë më parë nga Dan Hutra, i cili brenda 30 minutave kreu një masakër në Tiranë me tre të vrara e tre të plagosura. Mevlute Hysa, një nga viktimat është 30 vjeçe dhe sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, gjë që shihet dhe nga postimet e bëra prej saj në rrjetet sociale.

Ndërsa Hasime Dafku, 25 vjeçe, sapo kishte mësuar se ishte shtatzënë.

Masakra ndodhi mesditën e djeshme. Hutra, i sapo dalë nga burgu ku ishte futur që në vitin 2007 pasi kishte vrarë gruan e tij të parë, kishte marrë peng njërën nga kunatat dhe kishte përdhunuar tjetrën, shkaktoi një masakër.

Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të familjarëve të gruas së tij dhe la të vdekur motrën e gruas, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafkun, (e fejuara e vëllait të gruas). Të plagosura mbetën dhe dy të tjera, Elena Hysa, 35 vjeçe, gruaja e Hutrës dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe, nëna e gruas.

Hutra s’u ndal me kaq. Për hakmarrje, ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit që është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit.

Më pas, plagosi të dashurën në Astir, Marjana Gurakuqi. Dan Hutra u arrestua në Sharrë, pas 7 orësh arrati dhe u shpreh se gjithçka që kishte bërë, e kishte bërë se kishte dashur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE