Me një video të Luizit, Lori Hoxha u përgjigjet për herë të parë kritikave të kolegëve dhe publikut ndaj produksionit të BBVA
Lori Hoxha ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj kritikave të kolegëve dhe publikut mbi produksionin e “Big Brother VIP”.
Ajo ka shpërndarë një video të Luizit i cili thotë se është meritë e Top Channel dhe stafit që ata janë aty dhe për përmasat që ka marrë formati.
Krah videos Lori shkruan se ka ndjerë presion të madh nga audienca dhe kolegët, që e cilëson si të vështirë për tu “përtypur”. Teksa falenderon njerëzit që punojnë për këtë produksion, Lori nënvizon më tej moton e saj: “Ul kokën dhe puno” duke shtuar se nuk përbaltin punën e askujt.
Ajo vlerëson edhe fjalët e Luizit për të cilin thotë se nuk është si ata personazhet që mendojnë se janë më të rëndësishëm se platforma. Në fund ajo e mbyll me një duartrokitje publike për “Top Channel” duke shkriar se “Big Brother mbaron por mirënjohja dhe njerëzilliku mbeten”.