Miqtë e Luizit flasin për herë të parë për sëmundjen e tij, çfarë thonë për Kiarën

vovalbania March 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miqtë e Luizit flasin për herë të parë për sëmundjen e tij, çfarë thonë për Kiarën

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar dy miqtë e Luiz Ejllit, një prej protagonistëve të BBV.

Ata surprizuan konkurrentin në spektaklin e kaluar, ndërsa sot zbuluan më shumë detaje nga marrëdhënia me mikun e tyre të fëmijërisë.

Ata e përshkruan Luizin si një djalë energjik dhe plot humor që e kanë njohur në koncertet e këngës dhe që aso kohe debatonin me njëri-tjetrin.

Sa i përket lojës së tij në BBV dhe marrëdhënies me Kiarën, ata thanë:

“S’ e kam parë kurrë Luizin të përfshirë kaq shumë në një lidhje, aq më tepër të qajë”, u shpreh Joni, ndërsa Mario shtoi:

“Do ishte diçka shumë e bukur, por Kiarën s’ e njohim nga jashtë. Kam qejf ta shoh edhe kontributin e saj tek Luizi”.

Të pyetur nga Bieta për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij, ndërsa si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së BBV cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65723 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE