Kiara u trondit nga informacionet që mori jashtë shtëpisë së “BBVA”/ Reagon ashpër ndaj Efit dhe Kejvinës: Shumë e shëmtuar
Të martën Kiara pa një klip me tituj të disa mediave që kishin qarkulluar gjatë këtyre muajve për të. Mes tyre edhe reagimet e Kejvinës dhe Efit, të cilat duket se i kanë bërë edhe më shumë përshtypje asaj.
E shprehur disa herë e zhgënjyer, Kiara ka thënë në një bisedë të fundit me Kristin:
“Kur jam jashtë e menaxhoj shumë më ndryshe veten. Nuk u jap rëndësi atyre që kërkojnë të marrin prej meje. Do përballesh por nuk u jep atë vëmendjen që duan ta marrin me zor prej teje në mënyrë të shëmtuar. Se kur të kërkon diçka pa të keq do ia kthej përgjigjen. Por, ato sulmet nuk i kam qejf. Gjërat që ndodhin në përgjithësi. Kur dalin jashtë që kanë mllefe dhe e shprehin vazhdimisht. Është shumë e shëmtuar. Nga banorët që janë këtu të dalësh dhe të kesh atë lloj mllefi do të thotë se vërtetë ka diçka që nuk shkon. Unë nuk e bëj, nuk dal në Instagram të shaj të tjerët.”- tha ajo.
Duke folur për situatën mes Kiarës dhe Luizit në lavaman, Efi tha në një reagim se nuk e sheh si dhunë situatën. Ajo e konsideroi të tepruar veprimin e Luizit por thotë se e bëri për hir të lojës dhe për të mos i dhënë avantazh Oltës. Për Kiarën, Efi u shpreh se mund të kishte reaguar ndryshe. Ajo tha se nëse do ishte në vend të saj, do i fliste të dashurit të saj. Por Kiara sipas saj ishte përfshirë në lojë dhe donta ta vazhdonte, ndaj situata agravoi.
Kurse Kejvina ka qenë më e ashpër në reagimet e saj. Ajo e ka ironizuar Kiarën duke thënë se nuk bën asnjë punë shtëpie dhe se nuk ka ndjenja për Luizin. Po ashtu, ka bërë një status ku shprehej se do hynte nga gardhi në shtëpinë e BBVA sepse nuk po duronte dot sjelljen e saj.