Mos harroni çadrat! Rrebeshe shiu dhe stuhi ere, parashikimi i motit për sot

vovalbania March 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos harroni çadrat! Rrebeshe shiu dhe stuhi ere, parashikimi i motit për sot

Zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet e motit në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat te jenë dominante.

Përgjatë ultësirës perëndimore priten rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, kryesisht në vijen bregdetare. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere në zonat e hapura bregdetare. Ne majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore.

Ky destabilitet i atmosferes do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor -Jugperëndimor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga vranësira konvektive s edhe shira ku here pas here do te jenë në formë shtërngate.

Problematike situata do te paraqitet ne zonat perendimore dhe jugperendimore nga stuhite e forta te erës dhe rrebeshet e shiut.

Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë ulje të ndjeshme të intensitetit të shirave si edhe rënie të temperaturave.

Përsa i përket, Republikës së Maqedonisë, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshm atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku vranesirat do të jenë dominante deri në mesdite
kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te fortë.

Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e vranësirave dhe shirave, por intensiteti i tyre do te jete më i
pakët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore.

Zhvillimi i ciklonit të Islandës do të sjelli në gadishullin Skandinav, Britaninë e Madhe dhe në Lindje të kontinentit mbizotërim të vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të dëborës.

Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe reshjeve të dëborës parqitet edhe Europa Qëndrore. Po ashtu në dominimin e një fronti të pasur me lagështir do të jetë
pjesërisht rajoni i Ballkanit, ku vranësirat e shpeshta do të gjenerojnë reshje.

Ndërsa Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore do të jenë me mot të qëndrueshëm, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65720 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE