One Albania në Ditën e Verës; Imazh i ri dhe shfaqje me dronë!
Dita e Verës po afron dhe kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri ka krijuar një kalendar të mbushur me aktivitete gjatë 14 marsit.
Nga mbështetja e iniciativave kulturore lokale deri tek organizimet masive në kryeqytet, One Albania ka zgjedhur 14 marsin si ditën për të nisur “pranverën” e saj të re në tregun vendas të telekomunikacionit.
Imazhi i saj i ri do të shpaloset edhe në ngjyra të reja. Ngjyra lejla dhe e verdhë, të frymëzuara nga ndjenjat e krenarisë, prestigjit dhe njerëzores, vijnë si shoqëruese të natryshme të vetë Ditës së Verës dhe stinës së ngrohtë që nis në 14 mars.
Aktivitetet nisin në Sheshin “Skënderbej”, me plot lojëra dhe dhurata për të mëdhenj e të vegjël; gjithçka nën tingujt dhe muzikën e këngëtares shqiptare të mirënjohur, Enisa. Ajo do të sjellë për të gjithë audiencën e pranishme disa nga hitet e saj më të famshme në botë.