Nëna e Luizit dërgon mesazhin epik brenda shtëpisë së Big Brother
vovalbania
March 13, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ka përfunduar loja siameze për banorët e Big Brother, ku i gjithë fokusi ishte për Oltën dhe Luizin, që ishin dyshja më e spikatur.
Por duket se këtë lojë me shumë interes e ka parë edhe nëna e këngëtarit. Pas reagimit të saj, pak javë më parë, me një letër drejtuar të birit, mamaja e Luizit ka qenë përsëri prezente me një mesazh, nëpërmjet mesazheve të Big Love. “Çapaculat e nënës, jeni shumë të mirë Zoti ju ruajt. Ka Zot lart që bëri bashkë Luizin dhe Oltën. Jeni shumë të mirë, më keni kënaqur”.
Ky mesazh nga mamaja e tij, që jeton në New York, ka sjellë jo pak emocion për këngëtarin, por edhe banorët e tjerë.