Makina përplas fëmijën te “Nënë Tereza”, policia zbardh informacionet e para
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Makina përplas fëmijën te “Nënë Tereza”, policia zbardh informacionet e para](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/03//makina-perplas-femijen-te-nene-tereza-policia-zbardh-informacionet-e-para.png)
Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë në kryeqytet. Policia bën me dije se një fëmijë i moshës 13-vjeçare është përplasur nga një automjet në bulevardin “Nënë Tereza”.
Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e mjetit si dhe po vijojnë punën për zbardhjet e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fëmija i mitur është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan pronurorisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme.
“B. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka aksidentuar një të mitur 13 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.