Ekskluzive/ Iliri dhe Donaldi bëhen bashkë për herë të parë pas finales së BBV, zbulohet ku do i shohim
Iliri dhe Donaldi do të bëhen bashkë për herë të parë pas finales së Big Brother Vip Albania 1.
Vip Magazine ka mësuar se Iliri do të jetë i ftuari i parë në puntatën hapëse në sezonin e dytë të programit “Më Lër të Flas”që moderohet nga Donaldi dhe Romeo.
Përgatitjet për programin që do të startojë këtë të premte në orën 21:00, kanë nisur dhe Iliri e ka pranuar ftesën e dy binjakëve.
Ata ishin kundërshtarë kryesorë për çmimin e madh vitin e kaluar në Big Brother Vip Albania dhe nuk ishin parë bashkë që pas përfundimit të këtij formati.
Të dy u kthyen në figura shumë të dashura për publikun dhe ndryshe nga edicioni i dytë i Big Brother Vip ku publiku është i gjithi në mbështetje të Luizit, vitin e kaluar kishte një ndarje mes këtyre dy personazheve për shkak të dinamikave të ndryshme gjatë rrugëtimit të tyre.