Olta Gixhari ka folur me bashkëshortin? Deklarata e aktores ngre dyshime: I thashë që të vijë të shtunën (VIDEO)

vovalbania March 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari ka folur me bashkëshortin? Deklarata e aktores ngre dyshime: I thashë që të vijë të shtunën (VIDEO)

Nominimi “kokë më kokë” mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos këtë javë ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të Big Brother Vip. Aktorja  ka shprehur pasiguritë e saj nëse do fitojë apo jo mes këtij nominimi.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin.

Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.

“Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari.

Nuk dihet nesë Olta ka folur apo e ka takuar bashkëshortin, apo ishte thjesht një mesazh që ajo donte t’i jepte atij nga shtëpia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65706 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE