Iliri me Donaldin bëjnë paqe?! Balerini rrëfen pse i refuzoi ftesën e aktorit
Një i ftuar i pazakontë ka “gjetur” rrugën mbrëmjen e kësaj të premte në panelin e emisionit “Më lërë të flas”, dora vetë Ilir Shaqiri.
Djemtë, njëri finalist dhe tjetri fituesi i Big Brother VIP, kanë qenë konkurrent të fuqishëm duke e ndarë jo vetëm Shtëpinë por edhe gjithë shqiptarët në dy kampe: #teamDonaldi ose DonDon dhe #teamIliri, sezonin e shkuar
Në përfundim të rrugëtimit, binjakët Veshaj erdhën me emisionin e tyre në TopChannel, “Më lërë të flas”, një program ku “folën” të gjithë konkurrentët e BBV1 përveç Ilirit.
Kjo u pa nga publiku si një krisje e marrëdhënieve mes aktorit dhe balerinit, mirëpo a është vërtet kështu? I ftuar në puntatën e parë të sezonit të ri të “Më lërë të flas”, Ilir Shaqiri – duke mos fshehur simpatinë e tij për Romeon – ka rrëfyer “arsyen” pse nuk pranoi ftesën e çunave për të shkuar në emision.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Nuk na përfille fare që një vit dhe më në fund vendose të vish në emision. Pse nuk erdhe sezonin e shkuar?
Ilir Shaqiri: Pse? Unë mendoj se gjërat duhen pjekur, a më kërkove të të lejoja të flisje? Ju lash ju të flisnit dhe unë ju dëgjova. Donaldin e dëgjuam, por Romeon jo, kështu që e lamë një vit të fliste.
Donaldi: Për të gjithë publikun Iliri ka një simpati për Romeon, jo mua.
Iliri: Po është më i bukur ai?
Romeo: Publiku kush mendoni se është më i bukur, unë apo Donaldi?
(*publiku e pret me ovacione përgjigjen e Ilirit)
Donaldi: Dhe të mendosh që i paguar të thonë Donaldi.