Rrëfehet Efi: Nuk më interesojnë kërkesat për televizion, ndjehem e plotësuar
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Rrëfehet Efi: Nuk më interesojnë kërkesat për televizion, ndjehem e plotësuar](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/03//rrefehet-efi-nuk-me-interesojne-kerkesat-per-televizion-ndjehem-e-plotesuar.jpeg)
Sot e ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Mikela Pupën, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi krejtësisht dhe ajo u kthye në një prej konkurrenteve më të dashura nga i gjithë publiku.
Si po e përballon Efi famën dhe kërkesat e shumta pas daljes nga ‘BBV’?
Mendoj se më ka ardhur kjo gjë kaq e bukur në pikën që jam e pjekur mjaftueshëm që ta kontrolloj. Jam aq e mbushur sa nuk më interesojnë kërkesat, nuk i shoh fare. Aty ku kuptova se si mund ta shijoj ‘Big Brother-in’, aty mu ndërpre fatkeqësisht udhëtimi. Tani e konceptoj, meritoja të isha aty brenda.
Pse e kanë konsideruar Efin si ‘Shefe të diplomacisë’?
Ndoshta sepse jam treguar diplomate me Luizin, prandaj më kanë thënë ashtu. Nuk jam me të tjerët. Luizin e kam shok, e kam mik, nuk e kam njohur më përpara.
Bukuroshen nuk e kemi parë shpesh në intervista, pse kjo zgjedhje?
Nuk kam dashur se janë të njëjtat pyetje, e njëjta situatë. Nuk dua të bëhem e lodhshme.
Cila ka qenë ëndrra e fëmijërisë së Efit?
Kam dashur të bëhem piktore.
Më thonin që do jesh fukara dhe ma vranë ëndrrën.