“Mos mo, qenka goca ime”/ Vëllai i Migena Sinanit që u vra nga kunati bën rrëfimin tronditës: Ngjarjen e pamë nga televizori

vovalbania April 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos mo, qenka goca ime”/ Vëllai i Migena Sinanit që u vra nga kunati bën rrëfimin tronditës: Ngjarjen e pamë nga televizori

Vëllai i 37-vjeçares Migena Sinani e cila u vra nga kunati i saj, në një deklaratë për News24, ka rrëfyer mes lotësh si e morën vesh lajmin e kobshëm.

“Po dëgjonin lajmet, dhe dikush komentonte: çfarë po bëhet këtu, pastaj babi mos mo se qenka goca ime. Më pas i ka rënë dhëndrit në tel, por ai ishte arrestu, dhe kishte kërkuar që të hapej telefoni i tij që të njoftonte njerëzit. Askush nuk ka tentuar që ta hapë atë telefon.

Policia na ka dorëzuar vajzën, me një batanije, dhe më pas më nxori rrogat. Pasi mësova lajmi, kam ardhur direkt në Shkozë.

Mbesa ka qenë shumë e lidhur dhe me mua, kur merrja motrën në tel dhe flisja ajo ishte e para që donte të më fliste, ndërsa atë ditë nuk më ka njohur dhe rrinte e trembur. Për momentin vajza nuk flet fare dha ka shqetësim natën, do të rrijë vetëm në krahë. Vajza është me ne tani. Askush nuk na ka ardhur, as psikologë, as askush tjetër. Djali 4 vjeç, vetëm kur e sheh në foto thotë kjo është mami im. Dhe në media e parë në televizor, thotë ‘mami im, pse ka dalë aty’”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE