Stilisti i njohur shqiptar u kap me drogë në aeroport? Reagon avokati i tij: Ndodhi një keqkuptim me çantën, ja ku ndodhet tani
Avokati Besnik Berisha ka reaguar për klientin i tij, stilistin e famshëm Valdrin Sahiti, pas lajmeve se ky i fundit ishte arrestuar pasi u kap me drogë në aeroport
Ai shprehet se Valdrini ka vijuar rrugën normalisht pasi është ndaluar për kontroll dhe ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.
“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar e aq më pak që është paraburgosur. Përkundrazi ai ka vijuar rrugën normalisht dhe keqkuptimi lidhur me çantën e tij që e kishte harruar në aeroplan është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.
Gjithashtu avokati Berisha ka njoftuar se stilisti tashmë ndodhet në Dubai dhe po vazhdon me planet e tij mbi biznesin.