Nga emri i bebushit dhe deri tek planet për martesë, Fifi zbulon disa detaje të reja për fansat e saj

vovalbania April 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga emri i bebushit dhe deri tek planet për martesë, Fifi zbulon disa detaje të reja për fansat e saj

Këngëtarja e njohur Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi do të bëhen së shpejti prindër të një djali.

E teksa artistja është në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet, por më të shumtat kishin të bënin me vogëlushin që ajo po pret të vij në jetë.

E pyetur nëse ka e ka zgjedhur emrin për bebushin, këngëtarja u përgjigj me “Po” por nuk zbuloi asnjë detaj tjetër, madje ajo tregoi gjithashtu se emri i djalit nuk do i fillojë as me shkronjën “A” e as me “F”, të cilat janë inicialet e çiftit.

Ndër të tjera, artistja tregoi se ka në plan dhe për të bërë një dasmë pasi të sjellë në jetë djalin. “A ke dëshirë të bësh dasmë Fifi?”- e pyeti një ndjekës, ndërsa këngëtarja është përgjigjur:

“Normal që po..Cila femër nuk e ëndërron veten me fustan të bardhë”.

Kujtojmë se lajmin se do të bëhej nënë, Fifi e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH, ku tregoi se po përjetonte emocione të dyfishta.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, deklaroi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Gjatë një interviste, Fifi u shpreh se kur njohu Adisin e kuptoi se çfarë ishte dashuria dhe se vetëm tani ia ka bërë zemra “bam” për herë të parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE