Çadrën dhe xhupin me vete, moti i keq “mbërthen” vendin 5 ditët e ardhshme
Ditët e ardhshme Shqipëria do të jetë nën sundimin e një moti të keq me reshje të shumta shiu e shtrëngata.
Shërbimi Meteorologjik ka publikua hartën për 5 ditët e ardhshme ku vihet re se moti do të jetë i paqëndrueshëm. Por, nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.
Gjatë pesë ditëve në vijim, vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Duke filluar nga dita e Premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.