Kultivoi kanabis në ‘shtëpi bari’ për të shlyer borxhin, policia bën veprimin e papritur ndaj 26- vjeçarit shqiptar (FOTO + EMRI)
Një 26- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi është kapur në flagrancë duke kultivaur lëndë narkotike në një shtëpi bari në Cardiff, pasi ishte i detyruar të shlyente borxhin prej rreth 20.000 £.
Më 13 mars 2023, policia britanike arrestoi Xhulio Shehaj, 26 vjeç, ndërsa në banesë iu gjetën 206 bimë kanabis.
Në gjykatë ai tha se Shehaj kishte ardhur nga Shqipëria në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020 për shkak të problemeve të tij me borxhin dhe çështjeve të tjera që përfshinin anëtarët e familjes.
Ai u miqësua me shqiptarë të tjerë, të cilët e njohën me mundësinë e fitimit të parave përmes prodhimit të kanabisit.
Shehaj, i cili nuk ka vendbanim të caktuar, ishte i vetmi person i pranishëm në pronë në momentin e bastisjes. Shehaj, pa rekorde të mëparshme kriminale, u shpall fajtor.