Kush është artisti që këndon këngën e fushatës së PS-së? Flet për herë të parë 20-vjeçari: Ja dërgova vetë Ramës
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kush është artisti që këndon këngën e fushatës së PS-së? Flet për herë të parë 20-vjeçari: Ja dërgova vetë Ramës](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/04//kush-eshte-artisti-qe-kendon-kengen-e-fushates-se-ps-se-flet-per-here-te-pare-20-vjecari-ja-dergova-vete-rames.jpeg)
Kënga “Vetëm përpara” është kolona zanore që shoqëron fushatën elektorale të Partisë Socialiste këtë herë.
Të shumtë ishin ata që u habitën dhe nuk e besonin fillimisht, pasi ishte një zgjedhje aspak e zakontë. I ftuar në “Më lër të flas”, ishte sot Petrit Vullkani, autori dhe këngëtari i kësaj kënge.
Ai zbuloi se këngën ia ka dërguar vetë kryeministrit Edi Rama, i cili e përzgjodhi mes shumë të tjerash.
“Teksti dhe muzika është vetëm nga unë. E kam shkruar vetë. Unë socialist? Flet vetë kënga, s’kam ç’them unë. Komente negative ka, unë nuk mërzitem. Unë e bëra këngën vetë, e falenderoj shumë kryeministrin që e pranoi. Ja dërgova unë. Ai e ka përzgjedhur mes këngëve të tjerave. E pëlqeu dhe Rama dhe Veliaj. E kanë kërcyer të dy, kam parë një video. Për 3-4 ditë ka marë 1 milionë klikime.”- tha Vullkani.