Martesë për para? Blero rrëfen ndarjen nga Afrona dhe zbulon si qëndron e vërteta e ‘hidhur’

vovalbania April 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Martesë për para? Blero rrëfen ndarjen nga Afrona dhe zbulon si qëndron e vërteta e ‘hidhur’

Këngëtari i njohur nga Kosova, Blero Muharremi ka folur publikisht për herë të parë për ndarjen nga gruaja e tij e dytë, Afrona Dika.

I ftuar në një intervistë për ‘Prive’, Blero tha se marrëdhënia e tyre po zbehej në momentin kur ai filloi të kufizonte shpenzimet financiare. Edhe pse në mënyrë indirekte, këngëtari ka lënë të kuptohet se ajo e la për paratë.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjer si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

Me tej ai ka sqaruar se sapo investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, por që me të nisur iniciativën, ajo u zhduk. “Kam japë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha Blero.

Teksa ka folur për jetën e tij personale, këngëtari ka rrëfyer gjithashtu se prej disa muajsh ka nisur një lidhje të re dhe se është tepër i lumtur.

Kujtojmë se më herët Afrona ka thënë se ndarja ka ardhur si pasojë e diskutimeve dhe mungesës së komunikimit në çift.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, është shprehur ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE