Kush e vrau biznesmenin në Shëngjin? Gazetari Hoxha zbardh detaje të reja dhe zbulon pistat kryesore të hetimit

vovalbania April 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush e vrau biznesmenin në Shëngjin? Gazetari Hoxha zbardh detaje të reja dhe zbulon pistat kryesore të hetimit

Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se pista politike është ajo më e dobëta në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Hoxha u shpreh se nisur nga mënyra si është ekzekutuar 50-vjeçari tregon se atentati është e parapërgatitur shumë kohë më parë.

“Pista politike është më e dobëta, në mes janë të gjitha problemet që ka pasur më parë viktima, që nga gjakmarrja deri te ngjarjet e rëndë kriminale ku mund të jetë përfshirë. Ka qenë edhe drejtues i ALUIZNI dhe e dimë problemin e pronave në Lezhë. Por mënyra se si është organizuar atentati tregon se është i përgatitur edhe muaj më përpara. Kjo pasi kishim të bënim me një njëri që lëvizte me makina të blinduara, rrinte vetëm në lokalin e tij dhe me njerëzit e tij. Atentati është planifikuar shumë kohë më parë”, tha gazetari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE