Fansat e BBV i thyen xhamat e makinës opinionistes? Reagon Zhaklin Lekatari dhe zbulon si qëndron e vërteta
vovalbania
April 26, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ditën e sotme kanë qarkulluar disa foto në të cilat shfaqej opinionistja e “Big Brother”, Zhaklin Lekatari, në prani të një patrulle policie, ndërsa u tha se i kishin thyer xhamat e makinës.
Po ashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm.
Në një komunikim që BW pati me Lekatari, ajo u shpreh nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.
Kujtojmë se kohët e fundit opinionistja është vënë disa herë në qendër të “sulmeve” online, ofendimeve apo mesazheve denigruese, për shkak të rolit të saj në “Big Brother”, nga të afërm apo fansa të banorëve të shtëpisë