“Nuk dua të kem të bëj me të as brenda, as jashtë”/ Efi më e vendosur se kurrë, i “vë kapak” shoqërisë me Luizin
Pas spektaklit të mbrëmshëm të ‘Big Brother VIP’ duket se Efi i ka vendosur kapakun marrëdhënieve me Luizin.
Në Prime, pas transmetimit të klipit ku këngëtari e komentonte për pjesëmarrjen e saj në Për’puthen, Efi ka hequr përfundimisht dorë prej tij.
Ajo është shprehur se as brenda shtëpisë dhe as jashtë saj gjërat do jenë të prera.
“Me mua gjërat i ka prerë edhe nuk dua të kem të bëj me te as këtu brenda as jashtë. Kush është Luizi në një marrdhënie shoqërore si kjo e jona që të më tregoj mua antivlerat.”- tha Efi.
Nuk dihet nëse e ka patur fjalën për shoqërinë e tyre apo thjesht për t’i treguar kufirin Luizit, ama u pa qartë se Efi u ndje shumë e ofenduar prej tij.
Kujtojmë që Efi, Luizi dhe Kiara kanë patur një shoqëri shumë të mirë me njëri-tjetrin deri në momentin që dy vajzat patën një konfiikt duke ndikuar kështu drejtëpërdrejtë në raportin mes dyshes, të cilët aktualisht janë edhe finalist.