“Rama dështoi”/ Mediat serbe sulmojnë kryeministrin shqiptar: Nisma për të rrëzuar raportin e Dick Martit do prodhojë vetëm informacione pa peshë politike

vovalbania April 26, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
“Rama dështoi”/ Mediat serbe sulmojnë kryeministrin shqiptar: Nisma për të rrëzuar raportin e Dick Martit do prodhojë vetëm informacione pa peshë politike

Media e Beogradit “B92.net” ka publikuar një artikulll rreth rezolutës që Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi Këshillit të Evropës në të cilën konsiderohen të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një rezolutë e Asamblesë së Këshillit, për kryerjen e trafikut të organeve njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë periudhës së luftës në vitin 1999. Shqipëria kërkon ndryshimin e e dokumentit të miratuar 11 vite më parë.

Por, sipas medias serbe, kryeministri Edi Rama ka dështuar në këtë tentativë, pasi nisma e Tiranës do të prodhojë vetëm informacion që nuk ka asnjë peshë politike, sepse nuk do të bëhet raport i mirëqenë.

Elvira Kovaç, anëtare e delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Këshillin e Evropës dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të KiE, në seancën e djeshme të Byrosë PSSE, tha për median serbe se kur dikush inicion iniciativën për të miratuar një rezolutë, siç bëri Shqipëria, vendimi nuk duhet të jetë që të krijohet një raport. Ajo sqaron se Byroja e PSSE-së miratoi propozimin që nisma e Tiranës të prodhojë vetëm informacion lidhur me nismën.

Artikulli i plotë i medias serbe B92:

Përpjekja e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të sfiduar raportin e Dik Martit për trafikimin e organeve njerëzore në Këshillin e Evropës, dështoi. Siç tha Elvira Kovaç, anëtare e delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Këshillin e Evropës dhe nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të KiE, në seancën e djeshme të Byrosë PSSE, u vendos që të krijohen vetëm informacione për nismën e Shqipërisë. Në ditën kur nisi gjyqi i ish-drejtuesve të UÇK-së para Gjykatës Speciale në Hagë, më 3 prill, Rama njoftoi se Shqipëria kishte mbledhur nënshkrime në PSSE për një rezolutë të re, e cila do të kundërshtonte rezolutën e Dik Martit të vitit 2011. Rama më pas tha se në rezolutën e Martit “janë bërë akuza të tmerrshme ndaj UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore pa fakte”. Kovaç thekson se nuk është e vështirë të mblidhen 20 nënshkrime, nga të paktën pesë vende dhe dy grupe politike, për të nisur një iniciativë në Këshillin e Evropës.

“Prandaj, ajo kërkesë duhej të ishte në axhendën e Byrosë së PSSE-së, por ajo mund të marrë vendime të ndryshme. Kur dikush inicion iniciativën për të miratuar një rezolutë, siç bëri Shqipëria, vendimi nuk duhet të jetë që të krijohet një raport. Prej saj, siç donte Tirana, kërkonin që nisma e tyre të kalonte në komisionin për çështjet ligjore, të zgjidhej një relator dhe në fund rezultoi se “Shtëpia e Verdhë” nuk ekzistonte. Kjo nuk kaloi,”- thotë Kovac.

Ajo sqaron se Byroja e PSSE-së miratoi propozimin që nisma e Tiranës të prodhojë vetëm informacion, i cili nuk ka asnjë peshë politike, sepse nuk do të bëhet raport, por do të përgatitet informacione lidhur me nismën. “Do të ishte vërtet skandaloze të viheshin në dyshim raportet e mëparshme dhe puna e Komitetit të Këshillit të Evropës. Do të ishte një precedent i paprecedentë, nuk ka ndodhur kurrë më parë,”- thotë Kovac.

Ajo tregon se vendimi që nisma e Ramës nuk çoi në një raport të ri të Këshillit të Evropës në Byronë e PSSE-së është marrë me aklamacion. “Sekretariati sugjeroi që të jepen vetëm informacione në lidhje me iniciativën e Ramës, jo raport dhe të gjithë në Byro u pajtuan me këtë,”- tha Kovac për Kosova Online. Kovaç kujton se deputetët e PSSE-së reaguan dhunshëm në tetorin e vitit të kaluar, kur Rama foli në një seancë në Strasburg për kontestimin e raportit të Martit. “Rama ishte mjaft i pakëndshëm dhe i vrazhdë në performancën e tij, ai foli kundër punës së KiE. Deputetët u revoltuan, si dhe ish-kryetarët e Komisionit të Çështjeve Ligjore të PSSE”, thekson Kovac.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE