” Jemi fiks si vjet, mbante tërë kohën anën e…”/ Luizi shpërthen ndaj opinionistëve të BBV dhe ja thotë në sy Kristit
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Fansat ia arrijnë qëllimit! Luizi shikon rekordet që ka thyer në rrjetet sociale, mbetet i shokuar](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/03//fansat-ia-arrijne-qellimit-luizi-shikon-rekordet-qe-ka-thyer-ne-rrjetet-sociale-mbetet-i-shokuar.jpg)
Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur duke komentuar opinionistët e “Big Brother VIP”.
Luiz Ejlli është i mendimit se ata duhet që të jenë të ftohte në opinionet e tyre, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ndodh gjithmonë.
Madje ai riktheu në vëmendje edhe opinionisten e edicionit të parë të BB VIP, ku sipas këngëtarit, ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës anën e një banori.
“Jena fiks si vjet. Vjet ka qenë një opinionist X person, nuk po jap emër që ka mbajtur anën e një banori, gjithë kohës”, tha Luizi.
Teksa Krist Aliaj tha se nuk e di, Ejlli shtoi: “Ta them unë, Balina Donaldit, ka mbajtur anën e Donaldit”.