Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Zonja e parë Armanda Begaj viziton Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbej” në Krujë

vovalbania May 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Zonja e parë Armanda Begaj viziton Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbej” në Krujë

Zonja e parë Armanda Begaj vizitoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbej” në Krujë.
Zonja e Parë Begaj zgjodhi këtë muze të mirëkonceptuar nga pikëpamja didaktike për të përcjellë mesazhet saj mbi rëndësinë që ka edukimi i fëmijëve, njohja  e historisë, si dhe njohja e kulturës shqiptare nëpërmjet muzeve.

“Jam veçanërisht e kënaqur që mësova nga drejtori i muzeut z. Mehdi Hafizi se muzeu ka një rritje të interesimit të vizitorëve të huaj e vendas, e veçanërisht të nxënësve të shkollave nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Unë besoj se njohja e historisë kalon jo vetëm nëpërmjet orës së mësimit dedikuar asaj, por edhe nëpërmjet vizitave në muze, siteve arkeologjike që janë vende të rëndësishme  të pasurimit kulturor, të shkëmbimit kulturor, të zhvillimit e të mirëkuptimit.
Muzeumet janë ndër vendet me edukative”- tha zonja Begaj.

18 Maji është që prej vitit 1977 Dita Ndërkombëtare e Muzeve dhe shërben si një ditë ndërgjegjësimi mbi rolin që mund të luajë muzeu në formimin dhe pasurimin e dijes njerëzore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE