Publikohet foto, ja kush është 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën e tij
vovalbania
May 18, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Personi që shikoni në foto është 58-vjeçari Tafik Tashi, i cili masakroi me sëpatë motrën e gruas së tij, Alma Qevani.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës (17 maj) në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë.
Në dëshminë para hetuesve ai ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë e tij.
Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.
Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.
“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.