“Zhaklina të lutem boll”/ Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë fjalën
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![“Zhaklina të lutem boll”/ Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë fjalën](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/05//zhaklina-te-lutem-boll-arbana-nuk-permbahet-ndaj-opinionistes-i-kerkon-te-nderprese-fjalen.jpg)
Debatet ishin të nxehta mes banorëve por dhe opinionistëve mbrëmjen e sotme në Post Big Brother.
Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin.
Kjo gjë u mohua nga Zhaklina, e cila tha se ka mbrojtur vetëm vlerat që Kristi ka shfaqur.
Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.
“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.
“Zhaklina të lutem boll,” tha Arbana.