“Djalit i kanë thyer këmbët”/ Ndërroi jetë pas arrestimit, familjarët e Jani Rustemit dalin në protestë
vovalbania
May 22, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Familjarët e Jani Rustemit, i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.
Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit. Familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar.
“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.