Kuvendi rrit pagat, ministrja Ibrahimaj tregon numrin e punonjësve që përfitojnë
vovalbania
May 25, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në Kuvendin e Shqipërisë çështja kryesore që po diskutohet është rritja e pagave për administratën, institucionet e pavarura, qeverisë dhe deputetëve.
Projektligjin me ndryshimet që janë bërë në komisione e bëri Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj që theksoi se efekti financiar do të jetë 39 miliardë lekë në buxhetin e shtetit.
“Janë mbi 130 mijë punonjës të cilët do të përfitojnë nga kjo reformë. Ne synojmë të përmirësojmë hierarkinë e pagave. Sot kemi pagë minimale në nivelin 40 mijë lekë, në vitin 2013 ishte 22 mijë lekë.
Ne kemi hapësirën për të përballuar rritjen e pagave. Synojmë të krijomë një piramidë të pagave. Efekti financiar i kësaj reforme është 39 miliardë lekë”, tha Ibrahimaj.