Lirimi i ish-ministrit Tahiri, flet avokati Maks Haxhia dhe zbardh detajet
Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka bërë të ditur se një nga arsyet e lirimit të klientit të tij ishte edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortes. Maks Haxhia zbuloi se Tahiri plotësoi 5 kushtet që të lirohej nga qelia.
“Saimir Tahiri kishte disa kushte që u lirua. Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore. Tahiri plotësoi 5 kushte për t’u liruar. Vendimi nuk mund të apelohet. Ai do mbajë kontakt me shërbimin e provës.’- deklaroi avokati i Tahirit.
Ditën e sotme u mor vendimi që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të lirohet nga qelia e të kryejë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Tahirit i takon të kryejë 1 vit 7 muaj e 11 ditë në shtëpi si pjesë të mbetur të dënimit. Sipas avokatit të tij, Tahiri plotësonte kushte të dënimit alternativ.
Ka qenë një ekspertizë mjekësore e paraqitur nga avokatët mbrojtës të cilët kanë favorizuar Saimir Tahirin në vendimin që dënimin e mbetur të mos e vuajë më në qeli. Pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit burg, Saimir Tahniri do ta kryejë në shtëpi.