U arrestuan për korrupsion, hetuesit gjejnë “bombën” brenda telefonit të policit të Tiranës
Pak ditë më parë efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestuan dy policë në Tiranë, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha për korrupsion, pasi i morën 100 Euro një shoferi për të shmangur ndëshkimin me gjobë. Por nga veprimet hetimore dhe kontrolli i telefonave janë zbuluar të tjera materiale që implikojnë rëndë njërin prej tyre.
Në një nga telefonat “IPHONE 11”, gjenden biseda ne aplikacionin “SIGNAL”, me numra të huaj ku bisedon për para me fajde si dhe biseda për dhënien e një sasie fishekësh një ende të pa identifikuar i cili flet gjuhen shqipe, e pasqyruar ne procesverbalin e aparatit telefonik sekuestruar të Hashim Xhixha, shkruan gazetari Edison Vatnikaj.
Nën hetim janë edhe punonjës të tjerë të repartit “Shqiponja” Tiranë por edhe sektorëve të tjera në të cilën janë gjetur në komunikimet e Xhixhës në dy telefona. Polici Haxhim Xhixha kishte rreth një muaj që ishte bërë pjese e repartit Shqiponja. Ai më herët ka shërbyer në drejtorinë e Durrësit.