Një tjetër skandal? Dy ish-banorët e “BBVA” shihen gjysmë të zhveshur në hotel (FOTO)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Një tjetër skandal? Dy ish-banorët e “BBVA” shihen gjysmë të zhveshur në hotel (FOTO)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/06//nje-tjeter-skandal-dy-ish-banoret-e-bbva-shihen-gjysme-te-zhveshur-ne-hotel-foto.jpg)
Aktorja Monika Lubonja ka publikuar ditën e sotme një video në InstaStory ku shfaqet së bashku me kolegun e saj, Gent Hazizi në Dhomën e një hoteli.
Monika shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa Genti gjysmë i zhveshur, por duket se nuk ka asgjë për të shfrenuar fantazinë më shumë rreth tyre. Ata janë duke kryer xhirimet e një skene të filmit “Tryeza e Zezë”, ku marrin pjesë të dy në role protagonistësh.
Gjatë bisedës mes tyre nuk mungojnë edhe ngacmimet rreth eksperiencave në “Big Brother Vip”.
Genti: Më kishte marrë malli për ty
Monika: Hiqi duart hiqi. Gent Hazizi dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu. Unë jam Monika
Genti: Hë mo se e kemi skenë filmi tani.
Monika: Hë pra, unë jam Monika.
Genti: Ke qenë edhe ti te Big-u po hë
Monika: Kam qenë te Big-u, po Bigu jonë ishte 1-sh.