Ndërron jetë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ndërron jetë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/06//nderron-jete-ish-kryeministri-italian-silvio-berlusconi.jpg)
Ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.
Ish-kryeministri ishte shtruar në spital që nga e premtja në San Raffalese, ku kishin mbërritur edhe fëmijët e tij.
Lideri i Forza Italia është shtruar disa herë në spital vitet e fundit. Para atyre të prillit dhe marsit, ai u trajtua për një infeksion mjaft të rëndë të traktit urinar në janar 2022, në ditët kur zgjidhej kreu i shtetit.
Megjithatë, në shtator 2020, ai u detyrua të qëndronte nën mbikëqyrjen e mjekëve për pneumoni të shkaktuar nga koronavirusi.
Berlusconi kaloi ca kohë në spital edhe për shkak të një problemi me sy: uveitis.