“Ne nuk jemi vetëm”/ “Shokon” shefi i inteligjencës amerikane: Në univers ekzistojnë qenie jo-njerëzore
Një shef i inteligjencës amerikane ka pohuar se ne nuk jemi vetëm në univers dhe se ekziston inteligjenca jo-njerëzore.
David Charles Grusch, i cili punoi për Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës Gjeohapësinore të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, zbuloi në intervistën e tij të parë televizive se njerëzit nuk janë të vetmet specie inteligjente të jetës atje.
Gazetari investigativ Ross Coulthart e pyeti Grusch gjatë intervistës së tij me Neës Nation: “Ju po i thoni racës njerëzore, për herë të parë, një përfaqësues zyrtar i inteligjencës, nga një nivel i lartë brenda qeverisë amerikane, po thotë publikisht, se ne nuk jemi vetëm”.
Për të cilën Grusch u përgjigj: “Ne nuk jemi definitivisht vetëm. Absolutisht të dhënat tregojnë në mënyrë empirike se ne nuk jemi vetëm.”
Gazetari veteran e pyeti më tej për pretendimet e mëparshme që Grusch kishte bërë se qeveria amerikane ka rikuperuar anije kozmike jo-njerëzore të paprekura dhe vazhdoi të pyeste nëse ata kanë gjetur ndonjë trup apo specie jo njerëzore.
Grusch tha: “Natyrisht, kur rikuperoni diçka që ose është ulur ose është përplasur, ndonjëherë hasni pilotë të vdekur. Dhe e besoni apo jo, sado fantastike që të duket, është e vërtetë.”
Ai e mbështeti pretendimin e tij duke deklaruar se ka parë fotografi dhe ka lexuar raporte, në lidhje me anijet kozmike të rrëzuara.
Ai shpjegoi: “Kam parë disa foto interesante dhe kam lexuar disa raporte shumë interesante”.
Dokumentet dhe fotot megjithatë janë ende të klasifikuara dhe nuk mund të publikohen për të mbështetur pretendimet e tij.