Dasmë e ‘blinduar’, Arbana dhe Eduarti porosi për të ftuarit: Ndalohen fotot dhe videot në rrjetet sociale

vovalbania June 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dasmë e ‘blinduar’, Arbana dhe Eduarti porosi për të ftuarit: Ndalohen fotot dhe videot në rrjetet sociale

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të shkojnë këtë fundjavë drejt altarit për të kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre shumëvjeçare.

Së fundmi është zbuluar edhe një detaj nga organizimi i ceremonisë e cila duket se do të jetë më private nga sa ishte menduar.

Në ftesën që çifti ka shpërndarë për dasmorët thuhet se fotot dhe videot në rrjetet sociale janë të ndaluara.

“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.

Dasma do të zgjasë tre ditë ndërkohë që do të ketë një rreth të ngushtë njerëzish të ftuar, përfshirë edhe shumë artistë, miq të çiftit shumë të dashur për publikun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE