15 kandidatë për Avokatin e Popullit/ Institucionet Ndërkombëtare i rekomandojnë Kuvendit, Edison Frangun
Zgjedhja e Avokatit të Popullit do të paraqesë betejën e ardhshme në skenën politike, e cila pritet të përfundojë më datën 28 korrik, 2023. Deri tani, janë zyrtarizuar 15 kandidaturat që aspirojnë për këtë pozicion, ku përfshihen juristë me disa vite eksperiencë në sektorin publik, sistemin gjyqësor ose praktikën e avokatisë.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur mungon një dialog i përshtatshëm mes palëve politike, pasi për të zgjedhur Avokatin e Popullit nevojiten 84 vota, të cilat socialistët nuk i kanë në dispozicion.
Aktualisht, institucioni i Avokatit të Popullit drejtohet nga Erinda Ballanca, e cila u propozua nga opozita dhe i ka përfunduar mandati. Megjithatë, pyetja që ngrihet është se a do të vazhdojë kjo traditë edhe këtë herë, ku një kandidat i propozuar nga opozita do të zgjidhet në këtë institucion kushtetues?
Sipas informacioneve të disponueshme, Av. Edison Frangu, i cili ka një CV të pasur, është i vetmi kandidat që ka marrë firmat vetëm nga deputetët e opozitës. Ai ka arritur të mbledhë 35 firma deputetësh ku përfshihen të dy fraksionet e Partisë Demokratike por edhe deputete të tjerë të opozitës, duke e bërë atë një figure konsensuale brënda opozitës.
Av. Edison Frangu ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Ai ka pasur përvojë si Këshilltar dhe Ekspert i disa Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë, si dhe si pedagog në disa universitete, Themelues edhe Drejtor Ekzekutiv i Open Gov Hub Albania, President i Initiative Group Alpbach Albania – Anëtare e European Forum Alpbach me seli në Vienë si dhe Drejtor Ekzekutiv i Walk Together.
Av. Edison Frangu ka një përvojë të gjatë në punë që lidhet me të drejtat e njeriut, që është fokusi kryesor i detyrës së Avokatit të Popullit. Ai ka punuar dhe shërbyer në disa nga organizatat më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë, me fokus në qeverisjen e mirë, transparencën, llogaridhënien, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut.
Një prej tyre është Open Gov Hub, ku ai ka qenë ndihmës i Drejtoreshës së Open Gov Hub në Washington DC, SHBA. Ai ka qenë pjesë e programit Atlas Corps me bursë të plotë, mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Departamenti i Shtetit. Drejtoresha e këtij programi ka drejtuar një letër rekomandimi për Parlamentin shqiptar, duke shprehur mbështetjen për z. Frangu në kandidimin e tij për postin e Avokatit të Popullit. Parlamenti shqiptar ka marrë gjithashtu edhe rekomandime të tjera nga Instituti Robert Schumman, Open Government Partnership dhe institucione të tjera ndërkombëtare dhe vendase, që kërkojnë mbeshtetjen e deputetëve për kandidaturën e Av. Edison Frangut.
Në listën e kandidatëve të cilët kanë arritur të sigurojnë firma të deputetëve opozitarë janë Alket Jaupi me profesion avokat, Besim Ndregjonaj. Ndërsa bien në sy edhe emrat e Vitore Tushës ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Ilir Rusmajli anëtarë i KAS, Lefteri Luzi ish kryetare e KQZ-së