Melinda dhe Nora u përplasën fizikisht në palestër? Zbulohet si qëndron e vërteta
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Melinda dhe Nora u përplasën fizikisht në palestër? Zbulohet si qëndron e vërteta](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/06//melinda-dhe-nora-u-perplasen-fizikisht-ne-palester-zbulohet-si-qendron-e-verteta.png)
Mediat kosovare raportuan së fundmi një sherr mes Melinda Ademit dhe Nora Istrefit. Sipas tyre, dyshja ishin zënë në palestër fillimisht me fjalë e më pas me konfrontim fizik.
Mirëpo, menaxheri i Melindës, Granit Muxheri i ka hedhur poshtë këto lajme. I kontaktuar nga “Lajmi. net”, ai i ka mohuar duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë përplasje mes vajzave.
“Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kështu patën thënë edhe për Dafinën, e Butrintin pa pasur asgjë me ata. Po bëjnë kështu gjëra e po krijojnë histori vetë’’, ka thënë ai.