Diell dhe rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit
vovalbania
June 25, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin, por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.