Në dedikimin plot dashuri për të vëllain, Einxhel Shkira na zbuloi edhe se ku do të jetojnë përfundimisht ajo dhe Dagz!
Që prej daljes së tyre nga “BBVIP”, fansat e ciftit Einxhel dhe Dagz gjithnjë kanë qenë kuriozë në lidhje me vendin ku ata do jetojnë, duke qenë se moderatorja është nga Tirana dhe DJ i njohur shtëpinë dhe familjen i ka në Kosovë, më saktë në Prishtinë. Gjatë këtij më shumë se 1 viti, teksa dyshja janë bërë edhe prindër të Trev, i kemi parë ta ndajnë jetesën e tyre mes Kosovës dhe Shqipërisë, Prishtinës dhe Tiranës, me ciftin që kanë udhëtuar shpesh, megjithatë duket se tani ata kanë marrë një vendim përfundimtar.
Këtë na e ka zbuluar Einxhel nëpërmjet një prej postimeve të saj të fundit në Instagram, ku në fakt ajo i bën një dedikim plot dashuri vëllait të saj. Kështu, ajo e falenderon publikisht të vëllain, duke treguar për të gjithë sakrificat që ai ka bërë gjatë kësaj kohe, kur ajo ka pasur nevojë për ndihmë me Trev e cdo gjë tjetër, duke treguar se në fakt është “daja perfekt”.
Ndër të tjera, moderatorja thotës se tani ai e ka ndihmuar edhe me shpërnguljen në Prishtinë, duke konfirmuar kështu se tashmë ajo do të jetojë me kohë të plotë me Dagz atje, sigurisht edhe me Trev dhe gjithë familjen e producentit.
Pra për ca kohë Einxhel nuk do jetë më “goc Tirone”, megjithatë me nisjen e sezonit të ri në televizion, ku noshta mund të ketë ndonjë projekt, mund të kemi të reja nga moderatorja.