Luiz Ejlli dhe Kiara Tito në pritje të një fëmije? Si përgjigjet këngëtari

vovalbania July 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito në pritje të një fëmije? Si përgjigjet këngëtari

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin e preferuar të publikut dhe të gjithë janë kuriozë për ecurinë e marrëdhënies së tyre. Gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP, Luizi që nuk e dinte famën që kishte marrë, thoshte se qëllim kryesor kishte të krijonte familje.

Pavarësisht angazhimeve të shumta, Luizi tha sot në ‘Fiks Fare’ që do ia lënë kohës dhe se familja për të është e shenjtë.

“Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi, duke përdorur shprehjen e Kiarës.

Dyshja janë të fokusuar në projektet personale. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara sapo përfundoi xhirimet e “Kepit të Vip-ave”, e tashmë po fokusohet tek linja e saj e veshjeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65796 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE