Rama tregon rastin e rëndë të djalit të madh: Ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në trup

vovalbania July 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama tregon rastin e rëndë të djalit të madh: Ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në trup

Kryeministri Edi Rama ka treguar një rast kur mjekët i thanë se djali i tij nuk kishte më shpresa për jetën. Në podkastin e sotëm, ai tregoi se kur djali i tij i madh ishte 15-vjeç, mjekët ia thanë direkt të birit që ‘ka vdekjen në trup’.

Sipas Ramës, pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj si të huajt, qasjen me mjekun kur i jep një lajm të tillë.

‘Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin  ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash..

‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj’

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE